Me datë 21 dhe 22 shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të “Holding Kompani Siva Partners” me seli në New York, e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive.
Kjo kompani aktualisht po investon në rajon, në banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve “Kosova Info”
Kompania “Siva” fillimisht do të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt madhështor për turizmin, i cili do ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie nga data 15 deri 21 janar do të jenë në Shqipëri ku takohen edhe me kryeministrin Berisha, e më pas do të shkojnë në Kosovë, Maqedoni e Mali të Zi.
Në Kosovë “Siva Global” do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si: banka/financa, sigurime, energji, miniera etj.
Lajmin e bëri të ditur për “Kosova Info”, njëri nga partnerët e “Siva Global”, Blerim Grainca, që sipas tij ata vijnë me iniciativë të tij.
Gjatë qëndrimit në Kosovë përfaqësues të kësaj sipërmarrje gjigande do të mbajnë edhe konferencë për gazetarë.