LifeStyle

Doni të mësoni ditën kur do vdisni?

Shkencëtarët kanë zbuluar një ndryshim gjenetik që ndikon kaq shumë te trupi i njeriut, sa mund të parashikojë kohën kur një person mund të vdesë. Ekipi amerikan e zbuloi ndryshimin gjenetik krejt rastësisht, teksa hetonin mbi zhvillimin e sëmundjeve të Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Ata morën në analizë disa 65-vjeçarë të shëndetshsëm, të cilëve iu bë vlerësim në bazë vjetore neurologjik dhe psikiatrik. Si pasojë, kërkuesit zbuluan një molekulë në afërsi të një gjeni që njihet me emrin “Period 1” dhe ajo ishte e përbërë ose nga adenina (A) ose nga guanina (G).
Tipi A ishte më shpeshtë dhe duke qenë se njerëzit kanë dy kromozome, mundësia për të pasur dy A është 36 për qind, për të pasur dy G është 16 për qind e për të pasur AG është 48 për qind. Zbulimi po ashtu tregon se ata me AA zakonisht zgjoheshin 1 orë përpara se ata me GG, ndërsa ata që kanë AG zgjoheshin diku midis. Në të njëjtën kohë, personat me AA apo AG kanë më shumë gjasa të ndërrojnë jetë në orën 11 të paradites, ndërsa ata me GG në orën 6 të pasdites.

“Ajo po ashtu ndikon edhe se kur do të ndodhë ataku kardiak apo goditja cerebrale. Pra, ka një gjen që parashikon se në çfarë ore të ditësh do të ndërrojmë jetë; fatmirësisht nuk përcakton ditën apo datën”, shprehet drejtuesi i studimit, Andrew Lim nga Departamenti i Neurologjisë në qendrën mjekësore “Beth Israel Deaconess” në Boston.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button