Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Dramë në Gostivar: Dy persona përfundojnë në spital
Gostivar, 22 janar– Rreth orës 13 e 30 min në Gostivar, dje, në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinoski’ ka pasur një diskutim verbal midis personave E.A.(70) nga fshati Toplicë nga njëra anë dhe H.R.(49) dhe H.B.(24) dytë nga fshati Dobridol nga ana tjetër.
Diskutimi është shndërruar në rrahje ku janë shfrytëzuar lëndë të forta nga dy anët, transmeton zemra.org
Gjatë rrahjes, E.A. është lënduar në kokë, ndërsa H.R. është dëmtuar në pjesën e djathtë të trupit. Të njëjtëve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Gostivar.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekip i policisë së Gostivarit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e tërësishëm të rastit.