LajmeMaqedoniaPolitika

Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin

Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re.

Analistët vlerësojnë se partia shqiptare nuk e ka bërë një gjë të tillë pasi ajo nuk ka qëllim të larta, edhe pse të gjitha parakushtet kanë qenë në favor të tyre.

Analisti Kim Mehmeti thotë se Gruevski ka vlerësuar se BDI do të hynte në Qeveri edhe sikur të merrnin vetëm ministrinë e synetisë. “S’kanë asnjë qëllim më të lartë, ndaj dhe kanë pranuar, pasi partia që ka qëllime më të larta nuk hyn në qeveri. Gruevski i  ka lexuar se ata do të hynë në Qeveri, edhe sikur ai tu japë ministrinë për synetimin e myslimanëve në Maqedoni. Këtu nis gjithçka”, thotë ai. Sipas tij, një parti që nuk ka koncept, që nuk ka vizion, që nuk ka standard, që nuk ka moral politik, nuk mund  të pretendojë që ta çmojë partneri tjetër. “Kushtet janë kushte për  atë që di, për atë që ka strategji, për atë që ka vizion. Mandej nuk mund të pritet më shumë prej një partie ku Ali Ameti është në siglën e dosjeve të Hagës, ku të tjerët janë në dosjet e ndryshme që i ka futur Mijallkov”, thotë Mehmeti, duke shtuar se BDI qëllim parësor ka që ta shpëtojnë vetveten dhe jo të realizojë koncept. Ndërkaq, sipas analistit Albert Musliu, në këto momente ka atmosferë që edhe kryetari i parlamentit, edhe ministri i punëve të brendshme të jetë shqiptar. “Nuk ka asnjë justifikim për ‘pazar’ të dobët. Bilanci i paralajmëruar më parë ishte i mirë. Që mund të arrijë pozita më të forta mundet, që mund të bënin ‘pazar’ më të mirë, mundeshin, por pse nuk e bënë nuk e di”, thotë Musliu për “Lajm”. Ai nuk e merr si finale marrëveshjen për ndarjen e posteve që u plasua në opinion të shtunën, pasi, siç thotë ai, edhe kjo marrëveshje mund të jetë një balon që e lëshojnë partitë për të para reaksionet, meqë ato vetë akoma nuk kanë dalë me qëndrim zyrtar. “Për mua nuk ka justifikim të qëndrueshëm që nuk mund të merren dikastere që janë me peshë më të madhe. Duhet të bëhet bilanc në ministrinë e punëve të brendshme, ministrinë e financave, në ministritë  zhvillimore. Nuk ka asnjë justifikim, pasi numrat thonë se mundet, pastaj kishte edhe paralajmërim prej partisë tjetër shqiptare se do të qëndrojë në opozitë, d.m.th. të gjitha parakushtet për të iniciuar pozita më relevante ishin”, thotë ai, duke shtuar se nëse një parti e mban ministrinë e punëve të brendshme, drejtorinë për kundërzbulim dhe postin e prokurorit publik, ajo e ka linjën e  pandërprerë për të bërë presion. “Nëse në vitin 2008 ka pas justifikim për ‘pazar’ të dobët, në vitin 2011 nuk ka. Kanë mundësi që premtimet parazgjedhore që i premtuan ti realizojnë, edhe për çështjet politike, edhe për çështjet e pushtetit ekzekutiv”, thotë Musliu.
Të shtunën u plasua në opinion lajmi se VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshjen, sipas së cilës BDI do të udhëheq me 5 ministri, 2 poste zëvendës kryeministri, 4 zëvendësministra si dhe 5 sekretarë shtetëror. BDI do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e ekologjisë, si dhe zëvendës kryeministrin për Marrëveshjen e Ohrit dhe për euro-integrime. Zëvendës ministrat do ti ketë në ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sekretarët shtetëror do të jenë të shpërndarë në ministritë e tjera.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button