www.Zemra.Org

Dy shpërthime në qendër të Stockholmit

Dy shpërthime në qendër të Stockholmit, një i vdekur dhe dy të plagosur.

Dy shpërthime kanë tronditur mbrëmë kryeqendrën suedeze Stockholm, me ç`rast një person ka vdekur dhe dy janë plagosur.

Policia akoma ka vijuar hetimet dhe nuk ka konfirmuar lidhshmërinë e dy shpërthimeve. Ato ndodhën në një afërsi prej 200 metrave, në një nga rrugët më të frekuentuara në qendër të Stockholmit, ndërsa shpërthimi i tyre pasoi një pas një vetëm me një diferencë prej 2 minutave.

Policia suedeze deri tani nuk ka bërë të ditur motivet e këtij sulmi terrorist dhe nuk janë dhënë detajet mbi hetimet e para.

Exit mobile version