VIP

Dy shqiptare në “Miss Belgjika 2012”

Bukuroshet shqiptare me origjinë nga Kosova kanë arritur të kualifikohen për natën finale të spektaklit të bukurisë “Miss Belgjika 2012”.

Albana Berisha ka arritur disa ditë më parë të kurorëzohet me çmimin ‘Miss Brukseli 2012’. Bukuroshja nga origjinë nga Kosova për një vit do të jetë vajza më e bukur e metropolit belg. Me këtë çmim, ajo është kualifikuar automatikisht për finalen e madhe të spektaklit të bukurisë “Miss Belgjika 2012”.

Albana nuk do të jetë e vetmja shqiptare në këtë garë bukurie. Në fundjavën e kaluar edhe një shqiptare tjetër është shpallur finaliste për spektaklin e bukurisë “Miss Belgjika 2012”. Ajo është bukuroshja dhe fotomodelja Blerta Kamberi, me vendlindje Ferizajin.

Blerta, vajza e cila i ka bërë hapat e parë të karrierës në botën e modelizmit, është shpallur përcjellësja e parë në krahinë flamane “Miss Oost Vlaanderen 2012”.

Finalja e madhe e spektaklit të bukurisë “ Miss Belgjika 2012” do të mbahet në dhjetor të vitit 2012.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button