Dy të vdekur, dy të plagosur
Pavarësisht thirrjeve publike të policisë, duke kërkuar vëmendjen e qytetarëve në festimin e natës së Vitit të Ri edhe 2013-a, që në orët e para të saj shënoi viktimat e para.
Nje aksident i rëndë automobilistik ndodhi në kryeqytet, në afërsi të Pallatit të Brigadave. Nje i ri 23-vjeçar Ledio Maliu që udhëtonte me motoçiklete gjeti vdekjen si pasojë e një përplasjeje me një automjet. I riu mbeti i vdekur në vend, si pasojë e traumave të rënda që mori nga goditja. Policia tha paraprakisht se shkak ka qene shpejtesia.
Ndersa aksidentet e tjera ne kryeqytet kane qene vetem me dëmtime te automjeteve. Fatkeqesisht shume prej shqiptareve ne naten e nderrimit te viteve kane perdorur edhe armë luftarake në vend të fishekzjarreve. Të shtëna armësh sipas korrespodentëve të Top Channel janë dëgjuar pothuajse në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.
Si pasoje e predhave në rënie të lire humbi jetën në rrethin e Krujës, vetëm pak minuta pasi kishte nisur 2013-a, një i ri nga Manza, Alfred Cena gjeti vdekjen. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Larushk të Krujës ku i riu kishte shkuar të festonte me të afërmit e tij. Përdorimi i armëve të zjarrit shkaktoi edhe dy të plagosur në qytetin e Durrësit dhe Fushë-Krujë.
Por nata e ndërrimit të viteve për pak sa nuk është shndërruar në një ngjarje të rëndë për qindra familjarë, të rinj e të reja që ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri në një lokal në zonën e Linzës në kryeqytet.
Pak minuta pas mesnatës, tek sa të gjithë po festonin, një pjesë e tavanit të lokalit është shkëputur duke lënduar katër persona mes të cilëve një fëmijë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilët kanë nxjerrë nga lokali të gjithë personat që gjendeshin brenda ndërsa autoambulancat transportuan të lënduarit për në spital. Te plagosurit jane jasht rrezikut per jeten.