Situata e keqe, varfëria e skajshme, kushtet e këqija në shoqëri dhe morali i ultë bëjnë që shoqëria dhe edukata e larmishme shqiptare të degradohet.
Ju kujtohet kur publikuam një video ku një grup vajzash vjedhin në një butik të Prishtinës? (Video: Një grup vajzash vjedhin në një butik të Prishtinës). Këtë herë ju sjellim disa imazhe të reja, ku dy vajza hynë në një Mobil Shop dhe vjedhin një iPhone 4.
Në videon e më poshtme vërehet qartë se si një vajzë me gjakëftofsi dhe profesionalizëm vjedh një telefon (iPhone 4) nga rafti, dhe shumë qetë largohet nga dyqani “Sopi” në Prishtinë.
Ngjarjet e tilla janë bërë rutinë kohëve të fundit, stafi i Webmgazinës si gjithmonë u’a sjell lajmet e freskëta, duke shpresuar që sado pakë ta ngrisim nivelin e edukatës shqiptare ashtu siç na ka hije.
Në vazhdim ju sjellim videon: