Teknologji

Apple do të mundësoj shkarkimin e të dhënave tuaja që ata posedojnë

Apple pëlqen të mburret si kompani e përgjegjshme ndaj privatësisë dhe kanë dhënë goditjet e tyre ndaj të tjerëve si Facebook, të cilët kanë përjetuar disa skandale lidhur me privatësinë gjatë viteve. Në fakt, herët këtë vit për të dëshmuar se sa transparent janë, Apple njoftoi se do t’i bënte të dhënat tuaja që posedon kompania, të disponueshme për ju, njofton Ubergizmo.

Në thelb, këto të dhëna përmbajnë të gjithë informacionin që Apple pretendon të ketë për ju. Kjo do të thotë se nëse jeni kurioz për atë se çfarë lloj të dhënash Apple mund të ketë mbledhur për ju gjatë viteve të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre, gjithçka që duhet të bëni është të drejtoheni në faqen e internetit të privatësisë së Apple, të regjistroheni dhe më pas ju duhet të jeni në gjendje të gjeni mundësinë që ju të shkarkoni të dhënat tuaja.

Fillimisht kjo veçori nuk do të jetë ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit, përcjell Telegrafi.

Duket se ata që jetojnë në SHBA, Evropë, Australi, Kanada, Islandë, Litenshtajn, Zelandë të Re, Norvegji dhe Zvicër do të jenë në gjendje të hyjnë në këtë veçori, por mund të paramendojmë se së shpejti duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi të prisni, mund të drejtoheni këtu, ku mund të paraqisni një kërkesë që Apple të ju jap të dhënat tuaja. Është procedurë pak më e gjatë dhe do të ketë më shumë hapa të përfshirë, por është një opsion valid, nëse nuk mund të prisni që funksioni të jetë i gatshëm për ju.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button