LajmeMaqedonia

E vërteta dhe kronologjia e objektit “Lovec” në Gostivar

Nga përgjimet e publikuara sot në konferencën për shtyp, në një pjesë të bisedës ndërmjet Mile Janakievskit dhe Nikola Gruevskit, ministri i Transportit dhe Komunikimit i drejtohet kryeministrit “Edhe në Gostivar ka diçka për tu rrënuar, e ka cekur Bejta”, ndërsa Gruevski i thotë: “Nisja, atje me dinamit bëje”.

lovec

Mile Janakieski: I vo Gostivar znam deka ima edno sa rusenje, od Bejta nesto spomnato…

Nikolla Gruevski: Epa teraj, so dinamit tamo da ne ja tupime pak”

Asokohe ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta, në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Maqedonisë dt. 31.08.2011, ka kërkuar nga Qeveria që t’i merren kompetencat Komunës së Gostivarit që në atë kohë udhëhiqej nga Rufi Osmani.

Cila është e vërteta dhe kronologjia e objektit “Lovec” në Gostivar

Ish kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani përmes një konference me gazetarët me 01 tetor 2012  ka sqaruar dhe argumentuar me dëshmi materiale për kronologjinë e ndërtimit deri te procesi i fillimit të rrënimit të objektit “Lovec”, duke analizuar veprimet dhe përgjegjësinë e të gjitha subjekteve pjesëmarrës në këtë proces.

“Për të kuptuar më mirë se pse ndodhi ky problem, ju rekomandoj të kërkoni nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ministri Mile Janakieski, Aktpadinë penale të vitit 2008 ndaj ish kryetarit të komunës N. Bejta për shumë veprime antiligjore në sferën e urbanizimit në lidhje me manipulimin e qytetarëve të Gostivarit me ndërtimet jolegale për Bllokun urbanistik 8 në Gostivar”, deklaroi Rufi Osmani duke shpjeguar tërë kronologjinë e objektit “Lovec” në Gostivar.

Kronologjia e objektit “Lovec”:

1. Nga prilli 2009 kur kryetari Osmani mori detyrën në komunë, pronarët e objektit “Lovec”, kishin problem me objektin në fjalë. Përkundër Lejes për ndërtim me  lartësi Bodrum + P + 2 për të cilën kishin paguar komunali të rregullta në shumë prej 1.515.429  denarë  gjatë janarit 2009.
Në bazë të kontratës jo ligjore për avancim të komunalive për + 5 kate, investitori i objektit  “Lovec” është detyruar nga drejtori i NP “Gostivar”, Rafet Jakupi, i emëruar nga N. Bejta të paguajë mjete shtesë në lartësi prej 1.167.988 denarë gjatë vitit 2007 dhe 2008. (Kopje e pagesave dhe kërkesa për kthimin e parave).
Pra, historiku i kësaj tragjedie fillon në vitin 2007, 2008 dhe vazhdon në vitin 2009 sepse përkundër faktit që me Planin Gjeneral  dhe PDU nuk ka pasur të drejtë të bëjë ndërtim legal nga Nevzat Bejta dhe drejtori me iniciale R.J. është manipuluar  investitori  që të paguajë  avans për 5 kate të objektit të cilat tash janë lëndë e prishjes nga Inspektorati shtetëror i urbanizmit pas 5 vitesh.
Se bëhet fjalë për manipulim klasik dhe vepër të rëndë të manipulimit të qytetarëve, dëshmon neni 8 i kontratës  joligjore për avansim të komunalive që është detyruar ta pranojë ky investitor  ku është shënuar (citoj): “Nëse në lokacionin në të cilin ndërtuesi i objektit nuk mund të merr kushte lokacioni (leje ndërtimi ) NP Gostivar, nuk mban kurrfarë përgjegjësie dhe duke pasur parasysh se objekti është ndërtuar, nuk ka përgjegjësi që t’ia kthejë avansin e komunalieve të paguar  palës!! (Kopje e kontratës për avansimin e komunalieve).

2. Gjatë ndërtimit të objektit “Lovec”, në bazë të lejes së ndërtimit Bo+P+2 investitori kishte   tejkaluar projektin dhe në funksion të sjelljes në kornizat ligjore, komuna me aktvendimin për DLUP më datë 21.10.2010 i mundësoi investitorit që të inkorporojë këto ndryshime në objektin ekzistues. (kopje e aktvendimit).
Ky aktvendim i kryetarit të komunës, u kontestua pa argument të qëndrueshëm me Informacionin e MTL, Inspektorati i ndërtimit më datë 14.12.2010 (kopje e Aktvednimit ).
Përkundër  përgjigjes së komunës  ndaj rekomadnimeve te MTL nga MTL kjo çështje ngeli e papërfunduar deri me sot.

3. Pasi që investitori i manipuluar nën premtimet e rrejshme të personave që e kishin manipuluar, filloi të ndërtojë në mënyre joligjore mbi lejen e ndërtimit, duke filluar nga data 01.03.2011 deri më 28.03.2011. Inspeksioni i ndërtimit i Komunës së Gostivarit  që është i pavarur në punën e vet në raport me kryetarin e komunës përgatiti të gjithë dokumentacionin me të cilin obligonte investitorin që të ndërpriste ndërtimin pa leje dhe të respektonte Ligjin për ndërtim. (Kopje e aktvendimit të Inspektoratit komunal).

4. Më datë 02.03.2011 hyn në fuqi Ligji për legalizimin e objekteve jolegale.

5. Nga data 19.04-29.04. 2011 merren kompetencat nga MTL për objektin në fjalë dhe kjo ministri  nuk ndërmerr asnjë veprim  konkret për ndërprerjen e ndërtimit të këtij objekti për 18 muaj.
Pyetja e pa përgjigjur është se pse MTL dhe Inspektorati shtetëror i ndërtimit priti 18 muaj për të prishur këtë objekt, kur kanë pasur mundësi të ndërpresin ndërtimin që në katin e parë jashtë Lejes së ndërtimit??

6. Më datë 31.08.2011 në mbledhjen e Qeverisë së RM, ministri i pushtetit lokal, Bejta, kërkon nga Qeveria dhe ky organ pranon të iniciohet procedura për marrjen e kompetencave në tërësi në sferën e Inspeksionit të ndërtimit (kopje e procesverbalit)

7. Me Aktvendim nr.02-2050/1 dt. 26.01.2012, merren kompetencat në sferën e inspeksionit të ndërtimit  për  të gjitha objektet në afat 6 mujor.  Edhe pse afati i marrjes së kompetencave ishte 6 muaj, këto kompetenca nuk i janë kthyer ende Komunës. ( Kopje e Vendimit për marrjen e kompetencave).

8. Për pasojë të marrjes së kompetencave në fjalë, në kundërshtim me ligjet në fuqi, më datë 05.03.2012 bllokohen 9.008.093 denarë nga llogaria e Komunës së Gostivarit. (Kopje e ekstraktit bankar).

9. Pas shumë angazhimeve dhe argumentimeve, Komuna arrin të kthejë 5.887.577 denarë para që pa të drejte ishin  bllokuar nga MTL, ndërsa kjo Ministri vazhdon të mbajë të bllokuara  3.120.516 denarë.
Nga bisedat e kryera me përfaqësues të inspeksionit të ndërtimit, duhet të ndalen vetëm 700.000 denarë në emër të inspektimit të kryer, ndërsa paratë tjera duhet të kthehen. Bllokimi i këtyre mjeteve është një dëm i konsiderueshëm që i bëhet pa të drejtë buxhetit të Komunës dhe qytetarëve të Gostivarit.

10. Një moment tjetër i cili sqaron këtë fenomen të komplikuar, ku përfaqësues të institucioneve të ndryshme kushtëzojnë qytetarët dhe komunën, është edhe bllokimi i ndryshimit të Planit Gjeneral të Gostivarit, sepse i njëjti është kthyer mbi 20 herë nga MTL. Bllokimi i PGJU është edhe një nga shkaqet që objekti “Lovec”, erdhi në këtë situate. (Kopje e dokumentacionit për Planin Gjeneral)

11. Pas marrjes së kompetencave nga MTL ka pasur dhe ka shumë emisarë nga Shkupi dhe Gostivari të cilët shumë pronarëve të objekteve jolegale u kanë kërkuar shuma të mëdha të mitos dhe të korrupsionit në emër të gjoja legalizimit të objekteve, duke akuzuar pa të drejtë  komunën në këtë drejtim.
Është rasti që të gjithë qytetarët e Gostivarit të marrin guximin dhe të denoncojnë publikisht këta emisarë të korrupsionit, qofshin ata nga Gostivari ose nga Shkupi.

12. Deklarata e ministrit Janakieski se do të iniciojë procedura penale ndaj shkelësve të ligjit, duhet tu adresohet të gjithë subjekteve të kyçura në këtë rast, që kryesisht i adresohen personave përgjegjës nga garnitura paraprake komunale dhe  ndaj të punësuarve në MTL të cilët lejuan të eskalojë ky rast deri në këtë gjendje. Në kohën kur Komuna e Gostivarit  i ushtronte kompetencat në sferën e inspeksionit të ndërtimit, nuk arrinte të siguronte asistencën e duhur nga policia lokale në parandalimin e ndërtimeve jolegale, sepse ish kryeshefi i policisë refuzonte bashkëpunimin me Komunën. (Kopje e letrave refuzuese të policisë).

13. Pa diskutim,  ministri aktual i pushtetit lokal e ka krijuar këtë rast duke manipuluar investitorin që nga koha kur ishte kryetar i komunës së Gostivarit në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa tash nga pozicioni i ministrit  zbaton një revanshizëm rrënues ndaj qytetarëve të Gostivarit të cilët vet i manipuloi me të ashtuquajturat “kontrata për avansim të komunalive”.
Për këto veprime joligjore, unë si kryetar komune i kam ngritur personit N.B. disa aktpadi penale. mirëpo prokuroria e vendit nuk ndërmerr asnjë veprim konkret. (Kopje e aktpadive).
Është momenti i vërtetë që pronarët e objektit “Lovec”  të deklarohen publikisht për të gjitha problemet që i kanë pasur në lidhje me objektin e tyre, nga viti 2007 e deri më sot.
14. Në situatën  kur vazhdon procesi i legalizimit të 350 mijë objekteve jolegale në Maqedoni dhe të 9 mijë objekteve në Gostivar, nuk ka asnjë logjikë të prishen objekte kolektive si rasti i “Lovecit”. E vetmja alternativë logjike dhe ekonomike duhet të jetë ndryshimi i Ligjit për legalizimin e objekteve dhe dhënie mundësi për afat shtesë për të legalizuar këto objekte, duke penalizuar shkelësit e ligjit me gjoba të larta financiare.

15. Duke qenë i vetëdijshëm për dëmin material dhe politik që krijohet me këtë rast dhe me raste të tjera që paralajmërohen në të ardhmen në komunën e Gostivarit, dokumentacionin e kompletuar për këtë rast dhe këtë informatë, ua kemi dërguar të gjitha ambasadave më të rëndësishme në vend.

16. Jam në dispozicion për debat publik  në të gjitha mediat për këtë dhe për raste të tjera nga koha kur unë udhëheq komunën e Gostivarit. Në këtë debat, detyrimisht duhet të jenë prezent  kryetari aktual i komunës , ministri i transportit dhe lidhjeve, drejtori i Inspektoratit shtetëror të ndërtimit, investitorët e objektit “Lovec” dhe ministri i pushtetit lokal. Vetëm në këtë forum do të del e vërteta për një rast tipik të manipulimit dhe keqpërdorimit të një qytetari nga më shumë persona zyrtarë dhe privat për motive korrupsioni klasik.

Kreu i Gostivarit për në fund deklaroi se investitorët e objektit “Lovec” kanë qenë të manipuluar dhe të detyruar të shkelin ligjin që nga fillimi i ndërtimit të objektit në fjalë, veprim ky i cili nuk arsyetohet.
“Komuna e Gostivarit dhe unë si Kryetar, maksimalisht kemi punuar që të tejkalojmë pasojat rrënuese që qytetarëve të Gostivarit ua la në trashëgim ish kryetari i komunës dhe në procesin e legalizimeve kemi zbatuar në tërësi ligjin dhe vetëm ligjin dhe në këtë drejtim, në rastin “Lovec”  jemi i vetmi subjekt që nuk ka bërë kurrfarë shkelje ligjore”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button