Në një studim të publikuar në revistën mjekësore “Frontiers in Aging Neuroscience”, thuhet se studiesit arritën në përfundimin se kryerja e ushtrimeve të lehta si ecja, tre herë në javë gjatë një viti, forcon lidhjet e trurit dhe shton funksionet e tij tek të moshuarit.
Studiesit ndoqën persona të moshave 59–80 vjeç, të cilët bëjnë një jetë pasive dhe kanë analizuar veprimtarinë dhe aktivitetin e zonave të trurit. Ata arritën të masin performacën e lidhjeve të trurit të cilat kryejnë funksionet mendore, në fillim të studimit, gjashtë muajt e parë dhe në fund të studimit. Studiuesit arritën në konkluzionin se personat të cilët bëjnë ecje kanë një performancë më të mirë nga ato të cilët bëjnë jetë pasive.