LajmeMaqedonia

Edhe këtë fundjavë nuk hapen kafeteritë në Gostivar,qeveria nuk vendosi për kafeteritë që të punojnë sipas modelit “Blej dhe shko”

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari tha sot paradite se Shtabi qendror i krizave në Qeverinë e Maqedonisë do ta pranoj propozimin që kafeteritë të hapen dhe punojnë sipas modelit “Blej dhe shko”, por më pas ky vendim nuk është miratuar.

Me këtë rast ai ka thënë që kafeteritë duhet të presin deri në marrjen e vendimit.

Të nderuar gostivaras, Edhepse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafeteritë mund të punojnë në modelin blej dhe shko, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizuar. Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe oficialisht të marim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qëndror të emergjencës.

Me të vetmin qëllim që askush mos ketë ndonji lloj pasoje, iu lutem të gjithë kafeterive në Gostivar, nesër mos fillojnë me punë, por të presim vendimin final në formë të shkruar deri ditën e hënë. Paçi një fundjavë të mbarë me familjet tuaja!”, ka shkruar Taravari.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button