Ndër ta do të jenë reperi kosovar Mc Kresha dhe aktorja Elida Shasivari, ka bërë të ditur “K-Studio” për Telegrafi.com.
Organizatorët e ‘VIP Shpija 2’ kësaj radhe kanë vendosur që konkurrentet të fitojnë bukën vetë.
Ata brenda katër ditëve në javë janë të obliguar të punojnë, ndërsa me ato para do të furnizohen me ushqim. Por se çfarë do të punojnë ata, organizatorët dëshirojnë ta lënë befasi për publikun.