BotaKosovaKronika e ZezeLajme
Edhe një shqiptar vritet në Siri – FOTO
Atdhe Deva, quhet shqiptari tjetër i cili është vrarë dje në Siri, i cili ka qenë student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, njofton Ilirida.
Është nga Peja e Kosovës, duket i ri, me syza dhe njeri i interesuar për fenë Islame. Ky është profili i shqiptarit tjetër i vrarë në Siri. Shumë prej atyre që e kanë njohur, konfirmuan vrasjen e tij.
Athe Deva besohet të ketë luftuar në krah të kryengritësve kundër Asadit. Para disa javësh një i ri nga Gostivari i Maqedonisë ishte shqiptari i fundit që humbi jetën në luftën qytetare në Siri.