KosovaLajme

Edhe Peja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 13, statuti i komunës së Pejës, i shtyrë nga krijimi i rrethanave të kushteve atmosferike,

Kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Pejës.

Me këtë vendim të gjitha drejtoratet komunale ngritin në shkallën më të lartë masat e gatishmërisë duke aktivizuar të gjitha kapacitetet përfshirë edhe ato njerëzore. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ndërkohë, “Dukagjini” njofton se trashësia e borës në komunën e Pejës ka kaluar trashësinë prej mbi 60 cm, dhe po vazhdon të bie. Pesë kompani janë angazhuar për pastrim ndërsa që pritet të angazhohen edhe dy të tjera. Lëvizja është vështirësuar si për automjete ashtu edhe për këmbësor.

Kryetari i Komunës së Pejës, Berisha, ka formuar një shtab emergjent dhe ka dalë të përcjellë situatën nga afër. Ai ka ftuar qytetarët të jenë mobilë dhe të ndihmojnë në pastrimin e borës, secili nëpër lagjet e veta.

Ndërkohë konfirmohet se rruga Pejë – Rugovë është mbyllur në kilometrin e 9-të, nga një ortek i madh bore përderisa rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e hapur vetëm për qarkullim të automjeteve të vogla.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, një ditë më parë edhe kryetari i Kaçanikut, ka shpall gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e kësaj komune.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button