Edona Llalloshi shtatzene
Këngëtarja 31-vjeçare pritet që së shpejti të bëhet nënë.
Edona Llalloshi u fejua me një tjetër biznesmen (Gazmend Fejzullahu), ndërkohë që la pas një martesë me një tjetër biznesmen shqiptar me banim në Zvicër (Shukriun).
Këngëtarja atë kohë kishte pranuar vetë publikisht ndarjen nga burri. Ajo tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen. Ditën e martesës ajo shkëlqente, duke thënë se ishte dita më e lumtur në jetën e saj.
Pas një vit martese, zëri i saj tingëllonte pikëllueshëm, ndonëse ende mbahej e fortë. Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të Hollywwodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra media të shkruara dhe elektronike, dështoi.
Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri” – pat deklaruar atë kohë këngëtarja Edona Llalloshi. ”Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na eci mbarë, prandaj kam vendos me u nda, – tha ajo përmes telefonit në një media në Kosovë.
Fati im ka qenë kështu, për momentin nuk mund të flas më shumë”. Në tetor të vitit të kaluar, zbuluam fejesën e Edonës me Gazmendin, si dhe shtatzaninë e saj e cila e detyroi të zbulojë lidhjen e re.