Kronika e ZezeLajmeVIDEO

Ekskluzive: Ministrin e luftës kolonel Ahmet Krasniqin e vrau Artan L. për 300 mijë marka! (Video)

Ishte takimi i fundit me ushtarakët që koloneli Ahmet Krasniqi do ta bënte. Në fakt takimi me ushtarakët ishte një skenar dhe kurth i organizuar nga grupi i LPK-së së udhëhequr nga Ibrahim Kelmendi në bashkëpunim me kryeministrin e Republikës Bujar Bukoshin. Qëllimi ishte ta rrëzonin kolonelin Krasniqi.

ahmet-krasniqi1

Për rrëzimin e Krasniqit ishte i gatshëm edhe Shtabi i Rognerit, pjesë e të cilit ishin edhe Xhavit Haliti e Hashim Thaçi, madje ishin në krye të tij, të cilët shihet se kishin edhe planin B.

Por, në fakt vetë plani ishte mbështetur kryesisht nga ushtarakët e Ministrisë që të votohej shkarkimi i Ahmetit. Me ardhjen e Tahirit atë nate ju dështoi plani, sepse kishin frikë nga ai. Tahiri vërtetë ua fuste frikën ushtarakëve.

Ky organizim ushtarakësh për shkarkimin e Ahmetit, ishte vepër e Bukoshit dhe Ibrahim Kelmendit.

Vetëm pak ditë, 4-5, para vrasjes, ushtaraku Halil Bicaj, në një far mënyre ishte reklamuar si Ministër i Mbrojtjes.

Ushtarakët, pra dështuan në ‘shkarkimin’ demokratik, me ardhjen e Tahirit në takim. Ahmeti e Tahiri ishin si thoni e mishi… këta e dinin se çfarë i priste.

Atëherë, si duket Bukoshi, Ibrahimi e të gjitha institucionet ishin të gatshëm ta sakrifikonin, dhe ia bënë me sy vrasjes së tij.

Me vrasjen e Kolonelit, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës e morën në dorë LPK-në, dega e Gjermanisë në krye me Ibrahim Kelmendin, Bujar Bukoshin dhe Halil Bicajn, Xhafer Jasharin, Ramë Marajn etj.

Pra, edhe ushtarakët me vetëdije apo pa të, e vranë nga pak….

Të gjithë e kanë ditur edhe ai vetë se do të vrahet… të gjithë i kishin thënë se do të vritej.

Por, me vrasjen e kolonelit ndryshoi edhe rrjedha e luftës.

Në fakt plani i Ahmetit ishte që të hynte në Drenicë, ndërsa për ta realizuar planin, ai disa ditë më parë, më pak se dy javë, i vizitoi brigadat në terren në Shqipëri, për të hyrë brenda dy javësh me to si ministër lufte në Rugovë.

Por, plani i tij u bë publik, pra u zbulua dhe dekonspirua. Ky zbulim i kushtoi me eliminim.

Në fakt Ahmeti planifikonte të hynte në Drenicë, ndërsa eprori Halil Bicaj bënte plane të hynte në Rugovë, por se bëri realitet kurrë këtë gjë, duke mbetur edhe jashtë luftës së Koshares, dhe vendimit për thyerjen e kufirit.

Në darkë ishin ftuar, si që e zëvendësoi A. Krasniqin, Halil Bicaj, shefi i logjistikës Xhafer Jashari, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, oficeri i Inteligjencës në FARK, e shumë të tjerë, si të ftuar ishin edhe Rrustem Berisha, Anton Qunin, Fadil Hadërgjonin e shumë të tjerë.

Darka ishte shtruar në darkë te Restorani Nëna Mbretèreshë dhe kishin darkuar deri vonë.

Kur mbaroi darka ushtarakët u nisën për në shtëpi, disa prej tyre u ndanë, policia e ka liruar makinën e ministrit Krasniqi me shku, të tjerat i ka ndaluar. Rojeve të tij një javë përpara ia kanë marrë armët, kur e kanè vra Azem Hajdarin.

Më vonë, para derës së shtëpisë është vrarë me plumb në kokë.

Vrasjen e ka bërë Artan L. dhe për këtë është paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë ditur shumica e eprorëve të FARK-ut dhe ndoshta pak prej tyre edhe janë gëzuar bile. Shqiptari.eu

 

Botimi dhe ribotimi i këtij shkrimi ndalohet pa marrëveshje me redaksinë e shqiptarit.eu!

Në vazhdim kush e porosit ekzekutimin e Ahmetit, kush i pagoi paratë dhe çka ndodhi pas Darkës së fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button