Në komunën Cazin të Bosnje Herzegovinës është ekzektuar me armë zjarri, “Ramboja boshnjak”, Nedzad Kliçiç.
Vrasja e tij është konfirmuar edhe nga minisria e Brendshme e shtetit boshnjak.
“Ramboja” ka qenë i njohur për shumë akte kriminale dhe i përfshirë në shumë çështje të ngatërruara me persona të ndryshëm.
Ai ka qenë objekt i hetimeve dhe i arrestimeve disa herë, për armëmbajtje pa leje, për prishje të qetësisë publike, gjuajtje me armë etj, transmeton lajmi.net.
Mediat boshnjake theksojnë se vrasja mund të ketë ardhur për larje hesapesh.