www.Zemra.Org

Elbasan, vriten 3 persona dhe 1 i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit, kur një person i armatosur ka vrarë 3 persona dhe ka plagosur një tjetër. Sot rreth ores 06:00 pranë shkollës “Jorgji Dilo” janë vrarë me armë zjarri babai me dy djemtë e tij. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Muhamedi.

Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur vajza e shtëpisë, por mjeket kane dhene shpresa per jeten e saj duke kryer disa nderhyrje operacioni.

Nga hetimet paraprake ka qënë një person ende i panjohur për policinë, që ka trokitur në banesën e familjes Muhamedi. Besohet se ky person ka qëlluar per vdekje me pistoletë drejt anëtarëve të familjes.

Forca te shumta policie kane bllokuar te gjitha vendkalimet per te identifikuar autoret e ketij krimi kaq te rende, por policia nuk ka ende te dhena per autoret dhe motivet. Policia e vlereson nje ngjarje te organizuar dhe te planifikuar me pare.

Exit mobile version