Lajme

Elhaida konfirmon pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës

Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani do të jetë një prej konkurrenteve në Festivalin e Këngës 2011 në Radiotelevizionin Shqiptar.
Nesër, me 14 tetor, është afati i fundit për pranimin e këngëve konkurruese në edicionin jubilar të Festivalit të Këngës 2011 i cili do të mbahet në dhjetor të vitit 2011.

Ndërkohë Telegrafi.com mëson edhe emrin e këngëtares së parë, e cila ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në edicionin e 50-të të këtij festivali. Ajo është 18-vjeçarja shkodrane Elhaida Dani, e cila vjen nga spektakli muzikor “Star Akademi 2009”.

Përpos suksesit në këtë spektakël, ajo ka korrur suksese edhe në vende tjera të Ballkanit. Në festivalin “Suncane Skale 2011”, që u mbajt në Mal të Zi, Elhaida u shpërblye me çmimin e parë në kategorinë e të rinjve. Vetëm disa muaj më vonë këngëtarja e talentuar triumfoi edhe në një festival ndërkombëtar në Bullgari.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button