Elvana Gjata fryn buzët dhe bie 5 kilogramë
Elvana Gjata është duke realizuar klipin e saj të ri, nëse ky klip publikohet menjëherë pas xhirimeve, atëherë Elvana Gjata do të bëhet e para këngëtare shqiptare, e cila ka realizuar katër videoklipe brenda një kohe rekord prej më pak se gjysmë viti. Realizimin e klipit e ka marrë përsipër “ Provideo”, të cilët premtojnë se ky do të jetë një ndër klipet më të mira të realizuara deri më sot nga ndonjë artist.
Megjithatë, producentët e klipit refuzojnë të japin më shumë detaje rreth xhirimeve apo fabulës së klipit. Ndërkohë mësohet se për të qenë gati për këtë klip, Elvana është përgatitur si kurrë në jetën e saj. Si fillim me ndihmën e kolegeve, të cilat ia kanë marrë dorën ndërhyrjeve estetike, Elvana i është drejtuar një kirurgu plastik për të përmirësuar pamjen.
Për herë të parë në jetën e saj, këngëtarja ka fryrë buzët. Por, për një efekt sa më natyral, këngëtarja ka kërkuar të mos injektojë dozën e plotë të aciditetit ialuronik. Kjo është edhe arsyeja përse buzët e këngëtares vazhdojnë të duken natyrale. Së dyti, këngëtarja ka pësuar një rënie drastike në peshë, e dukshme edhe në foton e publikuar në kopertinën e një reviste kosovare. Për të gjitha arsyet e mësipërme, klipi i ri i saj mezi pritet nga fansat, por edhe nga ata që nuk janë fansa por kuriozë, që mezi presin të shohin në look ndryshimet e këngëtares së suksesshme.