VIP

Emina Çunmulaj lidhet me Sam Nazarian, miliarder amerikan

Bukuroshja shqiptare, e cila jeton dhe punon në Amerikë, Emina Çunmulaj (27 vjeçe), pas disa krizave në jetën private, si duket po gjen rehatinë. Është hera e dytë që supermodelja e njohur shfaqet përkrah miliarderit amerikan me origjinë iraniane, Sam Nazarian, gjatë disa eventeve të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emina është parë të fototgrafohet së bashku me Eliza Dushkun dhe me të dashurit e tyre, përkatësisht Sam Nazarian dhe Rick Fox, gjatë një eventi në Amerikë. Sam Nazarian (36 vjeç) ka lindur në Teheran të Iranit, ndërsa jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është themelues i spitalit SBE, i vendosur në Los Angeles, si dhe është pjesë e bordit drejtues të Institutit të Arkitektëve në Karolinën Jugore, pjesë e Bordit të komisionerëve të aeroportit në Los Angeles, si dhe pjesë e fondit ‘’Beverly Hills Education’’.

Për modelen shqiptare, kjo lidhje sigurisht që do t’i sjellë shumë fat e popullaritet, ndërsa ish- bashkëshorti i Emines me profesion ka qenë model dhe aktor. Mbase kur të forcohet kjo lidhje e dashurisë, Eminen mund ta shohim edhe në pasarelat iraniane, atje ku moda dhe sfilatat veç këtë vit kanë filluar të praktikohen pasi, sipas religjionit islam, në atë vend sfilimi i modeleve është i ndaluar. E kontaktuar nga gazeta disa herë që të na tregojë të vërtetën mbi këtë lidhje, Emina nuk ishte e gatshme të fliste, por as nuk e mohoi lajmin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button