VIP

“Emmy Awards 2011”, Kate Winslet aktorja më e mirë

“Downton Abbey” ishte drama qe ka korrur me shume sukses mbrëmjen e ndarjes se çmimeve “Emmy Awards 2011”, duke marre plot 4 çmime, ne edicionin e 63 te çmimeve “Emmy”, te zhvilluar ne Los Angelos ne ShBA.
Ndërsa Kate Winslet, është shpallur aktorja me e mire ne këtë ceremoni.

Winslet fitoi çmimin “Emmy” për rolin e saj në serialin “Mildred Pierce”, një dramë për një grua që vërtitet ne rrugën e saj te daljes nga varfëria.
E veshur me një fustan të kuq mahnitës, Kate u shpreh pas fitores se “Mildred Pierce i dedikohet dashurisë se madhe te një nëne”. Ndërkohë Kyle Chandler u shpall si aktori më i mirë i dramës për interpretimin në “Friday Night Lights”, duke lënë pas aktorët Jon Hamm dhe Steve Buscemi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button