LajmeMaqedonia

Kapen 540 rrënjë marihuanë në Malinë të Shkupit

mariuhanPjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë hasur në prodhime të palejuara, si marihuana, me ‘rast kanë asgjësuar 540 rrënjë të tipit “kanabis sativa”.

Pas marrjes së masave preventive të policisë, në fshatin Malinë është zbuluar një hapësirë prej 80 metra katrorë, kurse në po të njëjtin vend është zbuluar edhe gypi për ujitje.

Më 15 gusht, rreth orës 16:00, në këtë vend janë vërejtur dy persona, J.E. (16) nga Haraçina, i cili është arrestuar, si dhe R.B. (26), nga fshati Brezë e Shkupit, i cili ka arritur t’i ikë policisë, transmetojne mediat.

Pas kompletimit të tërësishëm të këtij rasti ndaj J.E. dhe R.B. do të ngrihet padi penale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button