Këngëtarja e popullarizuar, Enca Haxhia, prej disa ditësh ka nisur vizitat e saj përreth trojeve shqiptare.
Përderisa momentalisht gjendet në Valbonë, ajo nuk ka hezituar të publikojë imazhe e video të ndryshme nga atje.
Në koleksionin e imazheve që ndan me fansat, bukuroshja e njohur ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese.
E tilë shfaqet edhe në këto të fundit, teksa në plan të parë ka vënë gjoksin atraktiv për të cilin komentohet në masë të madhe edhe nga publiku.
E veshur me një fustan ngjyrë blu me të kuqe, 24 vjeçarja vjen në formë të mrekullueshme.
Enca ndërkohë është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Break Down”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.
Projekti i dyshes për vetëm pak javë ka mbledhur mbi gjashtë milionë klikime në kanalin YouTube.