Era Istrefi me paraqitje provokuese për fansat e saj në koncertin në Londër
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka mbajtur së fundmi një koncert në Londër.
Ajo ka performuar për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kënduar disa nga këngët e repertoarit të saj në një diskotekë.
28-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum të zi me geta të zeza me material rrjete.
E teksa ka vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, në një pjesë të kostumit të saj, ajo kishte një yll të qëndisur në gjoks, duke zbuluar kështu më shumë nga pamja e kraharorit të saj.
Në disa fotografi dhe video që këngëtarja Istrefi ka shpërndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Era është dukur mjaft bukur dhe është komentuar nga fansat për dukjen e saj.
Nga një video e publikuar nga fansat në Instagram, gjithashtu mund të shihet se atmosfera ka qenë elektrizuese nga performanca e zjarrtë e këngëtares.
Era përndryshe vazhdon të jetë aktive në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku.