BotaKosovaLajmeMaqedoniaPolitika

Erdogan falënderon Shkupin dhe Gostivarin në Maqedoni

Recep Tayip ErdoganKryeministri turk Recep Tayip Erdogan, në fillim të tubimit të sotëm të partisë falënderoi, duke iu adresuar mijëra banorëve të Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit që organizuan mitingje për të mbështetur atë.

“Ne falënderojmë Shkupin, Gostivarin, Sarajevën, Malajzinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe të gjitha ata që organizuan tubime në mbështetjen tonë”, tha Erdogan, duke i përshëndetur banorët e këtyre qyteteve, transmeton “Zhurnal”.

Gjatë mitingut të sotëm të partisë, kryeministri i Turqisë, Erdogan në Ankara tha se ” Mediat e huaja janë të lejuara për të raportuar mbi zhvillimet e fundit në Turqi” . Gjithashtu tha se gjatë demonstratave në vend u shkatërruan 12 ndërtesat e partisë së tij. “A është ky mirëkuptimi juaj i demokracisë dhe lirisë? A është e gjitha kjo e lidhur me parkun Gezi?

“Ne nuk do të lejojmë të ndahet Turqia në rrugë, fshatra, qytete dhe të gjithë të frikohen nga armiqësia e ndërsjellët … Ne jemi të gjithë Turqia. Këtë unitet askush nuk mund të shqetësoj. Kushdo që është i aspiruar për të, në dashtë Zoti të gjitha do të kenë një përfundim të paplotësuar”, tha Erdogan, duke shtuar se ” populli turk e mbron qeverinë e tyre”. Populli e mbron demokracinë dhe lirinë e shprehjes. ”

Kryetari i partisë qeverisëse dhe kryeministri i Turqisë në suazat e fjalimit të tij përpara qindra njerëzve theksoi se ky është një tubim paqësor duke shtuar se ” në këto foto nuk ka trazira, shkatërrime dhe vandalizëm, këtu janë njerëz të cilët flasin se si më tutje të ndërtohet vendi, gur për guri. Ja, kjo është fotografia e vërtetë e Turqisë. Ata që duan të shohin Turqinë e vërtetë le ta shikojnë qytetin e Ankaras, të shikojnë ndërgjegjen kombëtare dhe të përjetojnë demokracinë, ” përfundoi Erdogan në fjalimin e tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button