“Ne falënderojmë Shkupin, Gostivarin, Sarajevën, Malajzinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe të gjitha ata që organizuan tubime në mbështetjen tonë”, tha Erdogan, duke i përshëndetur banorët e këtyre qyteteve, transmeton “Zhurnal”.
Gjatë mitingut të sotëm të partisë, kryeministri i Turqisë, Erdogan në Ankara tha se ” Mediat e huaja janë të lejuara për të raportuar mbi zhvillimet e fundit në Turqi” . Gjithashtu tha se gjatë demonstratave në vend u shkatërruan 12 ndërtesat e partisë së tij. “A është ky mirëkuptimi juaj i demokracisë dhe lirisë? A është e gjitha kjo e lidhur me parkun Gezi?
“Ne nuk do të lejojmë të ndahet Turqia në rrugë, fshatra, qytete dhe të gjithë të frikohen nga armiqësia e ndërsjellët … Ne jemi të gjithë Turqia. Këtë unitet askush nuk mund të shqetësoj. Kushdo që është i aspiruar për të, në dashtë Zoti të gjitha do të kenë një përfundim të paplotësuar”, tha Erdogan, duke shtuar se ” populli turk e mbron qeverinë e tyre”. Populli e mbron demokracinë dhe lirinë e shprehjes. ”
Kryetari i partisë qeverisëse dhe kryeministri i Turqisë në suazat e fjalimit të tij përpara qindra njerëzve theksoi se ky është një tubim paqësor duke shtuar se ” në këto foto nuk ka trazira, shkatërrime dhe vandalizëm, këtu janë njerëz të cilët flasin se si më tutje të ndërtohet vendi, gur për guri. Ja, kjo është fotografia e vërtetë e Turqisë. Ata që duan të shohin Turqinë e vërtetë le ta shikojnë qytetin e Ankaras, të shikojnë ndërgjegjen kombëtare dhe të përjetojnë demokracinë, ” përfundoi Erdogan në fjalimin e tij.