Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan pas mbërritjes së tij në Stamboll ka folur për mediat në lidhje për grusht shtetin në Aeroportin Ataturk.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan pas mbërritjes së tij në Stamboll ka folur për mediat në lidhje për grusht shtetin në Aeroportin Ataturk.
“Nuk ishte një lëvizje në Forcat tona të Armatosura. Për fat të keq, ishte një pakicë që nuk mund të pranojë integritetin e vendit tonë në Forcat e Armatosura, dhe si rezultat kanë tentuar të krijojnë shtet paralele”, tha Erdogani, transmeton Zemra.org.
Ai gjatë fjalimit të tij tha se çmimi i grusht shtetit do të paguhet shumë rëndë. Ai tha se kjo përpjekje e grusht shtetit ishte dhuratë e Zotit për ta pastruar ushtrinë.
“Këtu është një qeveri që erdhi në pushtet me vota të vendit, dhe ky ka qenë fundi për ta. Kjo përpjekje e tyre ishte një dhuratë nga Zoti, që ta pastrojmë ushtrinë nga tradhtarë të tillë”, tha Erdogani./Zemra.org