www.Zemra.Org

Erdogan përdor Ballkanin si dëshmi të fuqisë së tij

erdoganNdërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u përball me protesta masive në qytetet anembanë vendit, njerëzit në disa vende të Ballkanit dolën të tregojnë mbështetjen e tyre për kryeministrin.

Në një takim pro-qeveritar të organizuar nga Partia për Drejtësi e Zhvillim (AKP) në pushtet, Erdoan falënderoi mbështetësit ndërkombëtarë të tij për solidaritetin e tyre.

“E dëgjoftë Sarajeva britmën tuaj,” i tha Erdogani një turme mbështetësish në Stamboll, sipas një transkriptimi në faqen në internet të AKP-së. “Të bërtitni kaq fort sa atyre që komplotojnë kundër Turqisë nga zyrat, studiot e kompjuterët e tyre t’u dridhen këmbët.”

Erdogani vazhdoi: “A është Shkupi, Maqedonia këtu? A janë Gostivari, Prizreni e Prishtina këtu? A është Bosnjë dhe Hercegovina, Sarajeva këtu? U dërgoj përshëndetje nga Stambolli atyre që kanë dalë në rrugë për ne në të gjitha anët e botës, vëllezërve të mi që nuk i kanë kursyer lutjet për ne.”

Nuk ka mungesë të admiruesve të Erdogan në Ballkan. Për të tjerë, megjithatë, reagimi i ashpër i qeverisë turke ndaj demonstruesve u kujtonte atyre të kaluarën autoritare të rajonit.

Fjalimi i Erdgoanit e intensiteti i reagimeve tregoi lidhjet në rritje midis Turqisë e Ballkanit pas një dekade shtrirjeje agresive nga AKP, thanë analistë e shtetas.

“BiH ka marrëdhënie historike me Turqinë. Jemi të lidhur me ura miqësie për shekuj. Falënderoj [kryeministrin] e Turqisë për theksimin e këtij fakti edhe një herë,” tha për SETimesbanori i Sarajevevës Osman Sejdinoviç, 39 vjeç.

Nga pikëpamja e Erdoganit, thirrja ndaj Ballkanit ishte një mënyrë për të kundërshtuar kritikën e politikës së jashtme të partisë së tij, shtoi Ajzenhamer.

“Duke u përqendruar në popullaritetin e tij në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë e Sarajevë, Erdogan dërgoi një mesazh ndaj gjithë kundërshtarëve të tij se me gjithë problemin sirian, partia e tij, me siguri ka forcuar pozitën e Turqisë në rajon,” tha ai për SETimes.

Por shtetas në Ballkan ishin larg nga të qenit unanimë në lavdërimin e Erdoganit. Ditë pas një takimi pro-Erdogan në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, një grup organizoi një demonstratë në Universitetin Politeknik të Tiranës për të treguar solidaritetin me demonstruesit turq. Në të ishin rreth 20 vetë.

Maja Petrovi, 32 vjeçe, një arkitekte nga Beogradi, sheh gjurmë të ish-autokratit serb Sllobodan Milosheviç në shtypjen nga policia të demonstruesve në Sheshin Taksim të Stambollit.

“Kishim një gjendje shumë të ngjashme gjatë viteve 1990 kur Milosheviç na sulmoi me gaz lotsjellës, ujë me presion e shkopij,” tha ajo për SETimes.

Trazira në qytetet turke nisi më 31 maj kur policia bastisi një kamp proteste kundër planeve të qeverisë për të ri-zhvilluar një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qendër të Stambollit. Demonstratat, që më pas u bënë një tribunë e ndjeshme për pakënaqësi më të përgjithshme ndaj AKP-së, u përhapën në gjithë vendin. Planet e ri-zhvillimit u prishën më pas, por protestat vazhdojnë në forma më të vogla.

Së paku shtatë vetë u vranë në trazirën, me gati 8,000 vetë që morën plagë. Erdogan ka kundërshtuar kritikën nga grupet e të drejtave të njeriut se policia u përgjigjej në mënyrë të shpërpjesëtuar. Në vend të kësaj, ai ka lavdëruar policinë për “heroizmin” e tyre. Erdogan e zyrtarë të tjerë të AKP-së kanë hedhur poshtë demonstratat si një komplot i thurur nga provokatorë e degë të mediave të huaja.

Exit mobile version