Gjatë pjesëmarrjes në shoun televiziv, ajo shquhej për lojën e saj aktoriale, e cila i ndihmoi të dilte fituese e “Big Brother 4”.
“Aktrova tre muaj në ekran dhe tani rikthehem në realitet”, pati deklaruar ajo asokohe, ndërsa aftësitë e saj nuk iu kanë shpëtuar syve të profesionistëve.
Ermelës i është bërë një ofertë e veçantë për të luajtur në një film me metrazh të gjatë që është projekt shqiptaro-amerikan.