Ermela: Me paratë e fituara do operoj nënën
Fituesja e “Big Brother Albania 4”, Ermela, ka vendosur që me paratë e fituara, ta shërojë nënën e saj dhe të blejë një shtëpi për vete. E nëse do t’i teprojë ndonjë lek, ajo do të blejë edhe një palë sandale.
“Gjënë e parë që do ta bëj me këto para do të jetë operacioni i mamit. Unë mezi po pres që t’i marr këto para. Operacioni i mamit sa fillon dhe është bërë më i vështirë, pasi mami ka 7 sëmundje, alergjike, me zemër, diabet, 11 gurë në tëmth, etj. I ka të gjitha në trup”, është shprehur Ermela.
Ndërsa me parat e mbetura Ermela ka thënë se do të blejë një shtëpi për vete dhe një palë sandale.
“Gjëja e parë që do të bëj e thash pra është të operoj mamin, dhe pastaj të shoh të blej ndonjë shtëpi. Dhe ja mbaruan lekët. Po tepruan do blej dhe një palë sandale për vete”, ka thënë si me shaka fituesja e “Big Brother Albania”.