LajmeMaqedoniaPolitika

Ermira Mehmeti: Gruevski nuk duhet menduar, le të veproj nëse mundet

Deputetja e vetme e BDI-së që nuk mori pjesë në seancën parlamentare për votëbesimin e qeverisë Ermira Mehmeti Devaja në një prononcim për Alsat M thotë se fjalimi i kryeministrit Gruevski nuk ishte dramatik.

Sipas Ermira Mehmeti Devaja, e cila ditëve të fundit në opinion paraqitej si disidente e në kuadër të Partisë së Ahmetit, ekspozeja e mbrëmshme e kryeministrit, ka qenë një sinjal i qartë se VMRO DPMNE nuk ka fuqi të përballet me BDI-në.

Këtë, ajo thotë se më së miri mund ta kuptojmë nga frazat e tipit ‘unë mendoj’ që përdorte kryeministri. Ajo konstaton se Gruevski nuk është aty për të menduar po për të vepruar.

“Ai mbrëmë u shërbye me fraza apo shprehje të tipit unë mendoj, unë intimisht mendoj, mendimi im personal është dhe pastaj rradhiste të gjitha faktet me të cilat nuk pajtohet, me të cilat identifikohet BDI si parti në bashkëqeverisje.

Pse them se nuk është dramatike, për shkak të arsyes së thjeshtë se një kryeministër nuk është aty për të menduar, për të konsideruar apo për të shprehur ndjenjat intime.

Poqëse realisht ai mundet të kundërshtojë këto politika, vendime apo veprime prej tij opinioni pret që këto të bëhen. Prandaj mendoj se mbrëmë ishte momenti në të cilin secili shqiptar duhej kuptuar përfundimisht se BDI nuk është figurë në koalicion por përkundrazi është aktor dhe është”, ka deklaruar Ermira Mehmeti Devaja.

BDI, konsideron Devaja, është ndjerë tepër e zhgënjyer edhe nga qasja e Lidhjes Social Demokrate. Kjo parti, konsideron ajo, ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka arritur të reformohet, ndonëse kanë kaluar 11 vjet nga nënshkrimi I Marrëveshjes së Ohrit si dhe përkundër faktit se ajo dëshiron të paraqitet si partia më pro-europiane.

“Ndërkohë ngelet, mendoj unë,  zhgënjimi i madhë nga mesazhet të cilat mbrëmë edhe një herë i dëgjuam nga ata që promovohen si ndoshta politikanët më proeuropian maqedonas në Maqedoni, etnik maqedonas dhe këta janë pikërisht deputetët dikur funksionar qeveritar të Lidhjes social demokrate të Maqedonisë. Nëse mbrëmë ranë maskat mendoj se përfundmisht ranë maskat e LSDM”, tha deputetja Devaja..

Tonet optimiste të deputetes Ermira Mehmeti Devaja, erdhën pas kritikave të ashpra që i drejtoi ditë më parë në adresë të kryeministrit Nikoll Gruevski dhe VMRO DPMNE-në në përgjithësi. Arsyeja e qasjes kritike të deputetes Devaja ndaj Qeverisë ishte Ligji për branitellat, i cili në mënyrë të qartë diferenconte dhe fyente pjesëmarrësit e konfliktit të vitit 2001 nga radhët e UÇK-së. Madje ajo u patë zotuar se partia e saj, nuk do të lejojë kalimin e asnjë ligji të Qeverisë, në rast se nuk tërhiqet ligji për branitellat.

Por ky pretendim i saj, u përgënjeshtrua nga kolegët e saj të BDI-së, të cilët me pretekstin se duhet miratuar ligjet e agjendës evropiane, dhanë dritë jeshile për miratimin e shumë ligjeve në Kuvend. Ndërsa në ndërkohë projektligji për branitellat ende është në procedurë parlamentare, kur pret për t’u miratuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button