Kronika e ZezeLajme
Ersekë, një 18-vjeçar mbytet në rezervuar
Në fshatin Kagjinas të Ersekës, të dielën ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Sipas lajmeve të mara, viktima Syrja Hambi po lahej në një rezervuar së bashku me shokët, ndërsa është mbytur aksidentalisht.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 18-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe shokët e tij.