FutbollSport

Është 25 vjeç, kaloi shifrën prej 300 golash

Me golin e tij të parë në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, superfutbollisti Lionel Messi arriti shifrën prej 300 golash në karrierë, me klubin dhe përfaqësuesen.

Njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit shënoi dy gola në fitoren prej 5-0 të Barcelonës në udhëtim te ekipi nga paralagja e Madridit.

Goli i tij i parë në atë ndeshje ishte i 300-ti, ndërsa i dyti ishte i 301-ti në ndeshjet zyrtare me Barcelonën dhe Argjentinën.

Për më shumë, Messi është dy gola larg rekordit të Peles nga viti 1959 (75 gola të shënuar me Brazilin dhe Santosin) për më shumë gola të shënuar brenda një viti, me klubin dhe kombëtaren.

Po ashtu, në muajt e mbetur ai mund të kërkojë ta thyejë edhe rekordin e Gerd Mueller nga viti 1972 (85 gola të shënuar me Bayern Munichun dhe Gjermaninë).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button