Zëdhënësi I EULEX-it, Christian Klasing ka thënë për agjencinë Tanjug se, edhe pse njësia është formuar në nëntor të vitit të kaluar, në rrjedhë është rekrutimi i njerëzve që do të përfshihen në këtë njësi.
“Shkak për formimin e kësaj njësie është se ka nevojë të luftohet krimin e madh të organizuar, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”.
Sipas Klasing, në punën e njësisë, e cila numëron 20 veta, përpos policisë, janë të përfshirë edhe gjykatës e doganierë, dhe se ideja është që në zgjidhjen e veprave të rënda penale të punojnë profesionistë.
Klasing ka thënë se EULEX-I ka ekspertë të stërvitur në luftën kundër shpëlarjes së parave, ndërsa fokusi do të jetë edhe në luftën kundër tregtisë me narkotikë e qenie njerëzore, dhe se kombinimi i gjykatësve dhe policëve në këtë njësi e përbënë efikas këtë grup operativ.
Zëdhënësi I EULEX-it ka thënë se kjo njësi speciale është duke bashkëpunuar me policinë lokale, ndërsa detyrat I merr nga prokuroria e EULEX-it.