BotaLajme

Europol: Terroristët e ISIS-it të varur nga gratë

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front, edhe për atentate në shtetet e perëndimit. Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europol-i.

Femrat teroriste te ISIS

Vitin e kaluar 15 për qind e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS) që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje. Në këtë konkluzion arrin një studim i autoritetit policor europian, Europol.

“Femrat u bënë për ISIS-in të pazëvendësueshme si në rajonet e luftës ashtu edhe në perëndim”, sqaroi drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle në prezantimin e studimit në Hagë. Organizata terroriste e paraqet si “detyrim moral” të grave që të marrin pjesë në xhihad.

“Që nga tërheqja gjithnjë e më e madhe e të ashtuquajturit Shteti Islamik nga Siria nga marsi i vitit të kalaur, u thirrën për luftë gjithnjë e më shumë femra. Luftëtaret femra madje tani brohoriten”, tha De Bolle.

Megjithatë, theksojnë ekspertët e Europol-it, ideologjia e milicëve xhihadistë nuk ka ndryshuar.

Sipas De Bolle, detyra parësore e gruas është të mbështesë bashkëshortin në shtëpi, të lindë fëmijë dhe t’i rrisë në bazë të ideologjisë së ISIS-it.

ISIS dallon nga organizata të tjera islamiste

Për studimin janë përdorur burime si faqe propagandistike të terroristëve në internet, që kanë si qëllim të shpallur ngritjen e kalifatit. Për këtë qëllim pjesëmarrja e grave është e pazëvendësueshme, thonë ekspertët.

Gratë do të luajnë një rol më të madh jo vetëm për të qenë pjesë e xhihadit, por ato do të jenë më aktive edhe në media, në shërbimin shëndetësor dhe arsim. Ky qëndrim e dallon ISIS-in dukshëm nga organizata të tjera radikale islamiste, si talibanët në Afganistan apo Boko Haram që është aktiv në Afrikë.

Arsyet, pse pikërisht femrat nga perëndimi iu bashkangjitën ISIS-it nuk janë shqyrtuar në studim. Europol nuk është shprehur, për atë, se si duhet të veprojnë vendet anëtare të BE me gratë, që duan të kthehen nga rajonet e luftës në vendlindjet e tyre në Europë.

“Këto raste duhet të vlerësohen individualisht”, u shpreh drejtoresha e Europol-it.

Fund miteve për femrat e ISIS-it

Në të njëjtën kohë ky studim u jep fund miteve. Femrat e ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se nuk kanë pasur dijeni për terrorin dhe qëllimet e organizatës së tyre. Përkundrazi: ISIS është i hapur plotësisht në propagandën që bën. Jeta në Kalifat prezantohet me të gjithë ashpërsinë e saj. Përveç kësaj gratë e luftëtarëve të ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se kanë qenë vetëm në shtëpi apo janë kujdesur për fëmijët.

Myslimanet në rekrutimet e bëra online janë shprehur hapur për detyrimin individual për xhihad.

“Si shpërblim për këtë premtohet një rrugë për në parajsë”, është shprehur drejtoresha e Europol-it.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button