Një super-trilogji mes dy legjendave të boksit, Evander Holyfield dhe Mike Tyson, është shumë afër të realizohet.
Dy ikonat amerikane ka disa ditë që kanë filluar stërvitjet , në mënyre që të rikthehen në ring dhe të përballen me njëri tjetrin.
Në rast se arrihet marrëveshja, dy legjendat do të përballen për herë të tretë, pasi dy herë të tjera ishin përballur si profesionist.
I’m ready to return to the ring ?Are you ready for my comeback? #EvanderHolyfield #Comeback pic.twitter.com/wytLbCTGoY
— Evander Holyfield (@holyfield) May 16, 2020
Evander ka konfirmuar se skuadra e tij janë në bisedime me atë të Tysonit për të realizuar trilogjinë, por që do të ketë karakter bamirës.
“Njerëzit e tij kanë biseduar me të mit për një marrëveshje e cila ende nuk është arritur, por është në atë rrugë”, ka thënë Holyfield.
“Nëse ndodh, atëherë nuk do të kishte problem. Kur u kam treguar të afërmve të mi, ata u gëzuan që mund të na shikojnë sërish në aksion, por ende nuk kemi asgjë të konfirmuar”.
“Por, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të punojmë që të ndodhë”, ka shtuar ai më tej duke qeshur.
Holyfield dhe Tyson duket se do t’i gëzojnë tifozët e tyre me këtë përballje, pasi tashmë thuhet se kanë filluar përgatitjet.
I’m a Bad Boy for Life. Watch #BadBoysforLife now on DVD Blueray @realmartymar #willsmith #stillthebaddestmanontheplanet pic.twitter.com/R9Zmz19GFm
— Mike Tyson (@MikeTyson) May 1, 2020