LajmeMaqedonia

EVN i ‘dogji’ qytetarët me faturat e saj!

evnQytetarët ankohen për çmimet marramendëse të faturave të energjisë elektrike të cilat u arrijnë atyre çdo muaj. Sipas tyre punonjësit e EVN-së nuk vinë fare për të kontrolluar orët e rrymës, vetëm vendosin çmim paushall në faturë. Ata shprehen se ankohen pranë EVN-së dhe u thonë se do të rregullohen faturat dhe sërish ndodh e njëjta gjë edhe muajin e radhës.

“Është e tmerrshme kjo që po ndodh. Unë kam ndryshuar vendbanimin dhe në të vjetrin na është ndërpre energjia elektrike, kurse fatura me vjen rreth 4 mijë denarë. Si është e mundur kur vet EVN ka ndërprerë rrymën dhe sërish të sjellë një faturë të tillë”, tha për Portalb, S.G. qytetar.

Nga EVN bëjnë të ditur se konsumatori në çdo kohë mund të kërkojë/ dërgojë kërkesë për korrigjim të faturës dhe do t’i përgatitet faturë e re.

“Të gjithë konsumatorët duhet të jenë të informuar se nëse paraqitet diferencë te konsumi, konsumatori në çdo kohë mund të kërkojë/ dërgojë kërkesë për korrigjim të faturës dhe do t’i përgatitet faturë e re, e cila mund të jetë më e vogël ose më e madhe, në varësi nga vlerësimi i bërë, duke marrë mesataren e konsumit për më shumë muaj. Nëse përsëri konsumatori nuk bën korrigjim dhe tash më ka bërë pagesën e faturës, në faturën e ardhshme do të bëhet shlyerje, që do të thotë se as edhe në një moment konsumatori nuk do të dëmtohet, por do të paguan aq sa ka shpenzuar”, tha Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN-së.

evn1

Ndërkaq qytetari shprehet se është ankuar dhe fatura i është anuluar, mirëpo e njëjta faturë me të njëjtën shumë i është përsëritur vetëm pas dy muajve.

“U paraqita në EVN lidhur me problemin, që fatura më kishte ardhur shumë kurse rryma është e ndërpre, më thanë që do të korrigjohet dhe një gjë e tillë u bë, dhe tani pas dy muajve sërish më vjen një faturë me të njëjtin çmim si ajo më herët. Si është e mundur kjo? A vetëm në mënyrë paushall fusin çmimin në faturë?”, tha qytetari.

Ankesa për fatura të shtrenjta të rrymës ka gjithmonë e më shumë, kurse nga EVN thonë se EVN bashkëndjenë me të gjithë konsumatorët shqetësimin e faturave, por duhet të jenë të informuar se konsumi i energjisë elektrike rritet dukshëm gjatë sezonit të dimrit, pasi një pjesë e madhe e konsumatorëve ngrohen me rrymë.

“Nuk bëhet fjalë për fatura të larta, eventualisht te disa konsumatorë, ku për çfarëdo arsye nuk janë lexuar njehsorët/aparatet matës, të bëhet astimimi (vlerësimi) ose supozimi i konsumit i cili është në përputhje me rregullat për funrizim me energji elektrike.  EVN bashkëndjenë me të gjithë konsumatorët shqetësimin e faturave, por duhet të jenë të informuar se konsumi i energjisë elektrike rritet dukshëm gjatë sezonit të dimrit, pasi një pjesë e madhe e konsumatorëve ngrohen me rrymë, sidomos në muajin janar i cili u cilësua si muaji më i ftohtë në Republikën e Maqedonisë dhe pas shtrenjtimit të energjisë elektrike në periudhën e verës”, tha Gjakova.

Sa i përket tarifave të larta të rrymës, Gjakova thotë se ato përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe se EVN nuk është përgjegjëse dhe nuk përcakton çmimin e energjisë elektrike.

“Çmimet, tarifat dhe struktura tarifore në Republikën e Maqedonisë përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE). Me këtë nënkuptojmë, që EVN nuk është përgjegjëse dhe nuk përcakton çmimin e energjisë elektrike. Gjithashtu, nuk është në kompetencë të EVN-së të përcaktojë tarifat dhe strukturën tarifore. Ndërsa, në përputhje me Rregullat për furnizimin e konsumatorëve tariforë, EVN Maqedoni e ka për detyrë që të bëjë leximin e njehsorëve minimum një herë në vit”, shtoi Gjakova.

Show More

Related Articles

Back to top button