Të divorcohesh për shkak të Facebook!? Viktimat e vërteta të rrejtit të famshëm social janë martesat amerikane.
Siç dëshmohet nga përfundimet e një kërkimi të kohëve të fundit në SHBA, studim i kryer nga një akademi avokatësh, Facebook është shkaku kryesor i divorceve. Sipas të dhënave të studimit të paktën katër nga pesë juristë pranojnë se shkurorëzimi ka ardhur pas zbulimit të fakteve që kompromentojnë bashkëshortët, në rrjetin social Facebook.
Studimi tregon gjithashtu se kohët e fundit teknologjia po bëhet gjithnjë e më shumë arsyeja kryesore për dhënien fund të një marrëdhënie. Avokatët në SHBA thanë se Facebook është ‘burim’ kryesor provash për hapjen e procedurave të divorcit, e ndjekur nga My Space me 14% dhe Twitter me 5%.