Teknologji

Facebook dërgon automatikisht kërkesa për miqësi pasi vizitoni një profil

Një numër i përdoruesve të Facebook u ankuan për një gabim të papritur të premten. Domethënë, kur vizitonin profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgoheshin automatikisht.

Gjegjësisht, shumë përdorues të Facebook-ut pohuan se pas vizitës në profilet e të tjerëve, faqja dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi, transmeton Telegrafi.

Ky “bug” ka vënë në një situatë të pakëndshme shumë njerëz që ishin angazhuar në spiunimin e ish-partnerëve.

Meta, kompania që zotëron Facebook, njoftoi zyrtarisht se ata kanë rregulluar një gabim “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.

“Ne kemi parandaluar që kjo të ndodhë dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, shtuan nga Facebook.

Ky gabim i fundit vjen pasi kompania mëmë e Facebook, Meta, është në mes të pushimeve masive nga puna, të cilat kanë bërë që kompania të pushojë të paktën 13 për qind të stafit të saj, duke pushuar nga puna më shumë se 11,000 njerëz.

Muajin e kaluar, një problem me reklamat në Facebook ngarkoi shumë përdoruesit dhe e detyroi kompaninë të ndalonte për një kohë të gjitha reklamat.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button