Teknologji

Facebook edhe për fëmijët nën 13 vjeç

Siç është e rregulluar tani, për të pasur një profil në Facebook ju duhet të jeni së paku 13 vjeç.

Megjithatë, kjo asnjëherë nuk i ka ndaluar fëmijët ose prindërit të krijojnë profile për fëmijët e tyre të cilët nuk e kanë mbushur ende këtë moshë.

Tani, The Wall Street Journal raporton se rrjeti social është duke e testuar një mundësi e cila do të krijonte profile të fëmijëve nën 13 vjeç, por që lidhja e këtij profili do të ishte me atë të ndonjërit prej prindërve, të cilët do të aprovojnë se me kë shoqërohet fëmija, apo se cilat aplikacione ose lojëra luajnë ata.

Kufizimi i vetëm deri më tani ka qenë rregullorja federale, e cila ia ka ndaluar Facebook-ut të merr të dhënat e fëmijëve, pa lejen e prindërve.

Me këtë mundësi, Facebook do të duhet të lidh llogaritë ekzistuese të fëmijëve me ato që ata do t’i krijojnë pasi që rrjeti social do ta lejojë edhe zyrtarisht. /

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button