Teknologji

Facebook i bën përdoruesit të mjerueshëm

fbFacebook është rrjeti më i madh social në botë me më shumë se 1.15 miliardë përdorues aktiv mujor.

Dhe nga pikëpamja e përdoruesve, rrjeti social i shërben një qëllimi të rëndësishëm për njerëzit, duke u ndihmuar atyre të mbajnë kontaktet me familjen dhe miqtë në të gjithë botën.

Por, për disa, Facebook është duke bërë më shumë dëm sesa ndonjë të mirë, ka konkluduar një studim i kohëve të fundit i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Miçiganit. Studimi thotë se sa më shpesh qasemi në Facebook, aq më pak të lumtur jemi.

“Në sipërfaqe, Facebook ofron një burim të çmueshëm për të përmbushur nevojën themelore njerëzore për lidhje sociale”, ka thënë psikologu social Ethan Kross për “The Telegraph”. “Por në vend të rritjes së mirëqenies, ne kemi gjetur se përdorimi i Facebook jep rezultat të kundërt. Ajo e minon atë”.

Me fjalë të tjera, sa më shumë njerëzit e përdorin Facebook-un, mjerimi i tyre rritet gjithnjë e më shumë – ka vazhduar më tej Kross.

Megjithatë nga ana shkencore, studimi nuk ishte shumë i gjerë – vetëm 82 të rritur të rinj janë observuar nga Kross dhe ekipi i tij, ndërsa hulumtimi është duke u zhvilluar edhe më tutje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button