www.Zemra.Org

Facebook ka 1 milion reklamues

facebookFacebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tradicional” për reklamat e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në postimin e saj në blog, rrjeti social e publikoi këtë shifër duke iu falenderuar reklamuesve të saj. Për të qenë më specifik, brenda 28 ditëve të kaluara, Facebook ka regjistruar 1 milion reklamues aktiv.

Facebook pretendon se më shumë se 2 miliardë lidhje janë krijuar ndërmjet përdoruesve të saj dhe bizneseve lokale, ndërsa nga total ii përgjithshëm, 70% e përdoruesve vijnë nga SHBA.

Mesatarisht, faqet zyrtare të bizneseve lokale në Facebook prodhojë 645 milionë shikime dhe 13 milionë komente (jo gjithmonë komente pozitive, duhet thënë).

Exit mobile version