Facebook Music, online më 22 shtator
Mediat botërore të cilat merren me teknologjinë dhe zhvillimet e ndryshme në rrjetet sociale, për një kohë të gjatë kanë folur për shërbimin e muzikës të cilin është duke e zhvilluar Facebook.
Tani, këto të thëna me sa duket do të dalin të vërteta, pasi që janë shtuar zërat të cilët thonë se Facebook do ta lansojë shërbimin e saj të muzikës më 22 shtator.
Lidhur me shërbimin e ri të Facebook thuhej se është e lidhur edhe kompania Spotify, ndërsa tani edhe më shumë emra përfshihen si partner të Facebook; kompanitë si Rdio dhe MOG.
Megjithatë, ende nuk dihet se si të do të jetë shërbimi i ri i quajtur – Facebook Music. Disa thonë që Facebook do të ofrojë vetëm shërbimin e “streaming”, ndërsa zëra të tjerë deklarojnë se shërbimi i ri i rrjetit social, do të jetë një kombinim i shkarkimit të muzikës, dhe “streaming” që do të bëhet në kohë reale.