LifeStyle

Shenjat të cilat e zbulojnë tradhtinë e tij

Mendoni se partneri juaj po fsheh diçka prej jush? Jeni të brengosur se mos po ju tradhton?

Janë tri shenja joverbale që mund t’i dalloni nga gjuha e trupit, të cilat ju ndihmojnë ta zbuloni nëse i dashuri apo partneri juaj po ju tradhton.

Shenjat joverbale

Trupi nuk gënjen. Rreth 93% e komunikimit është joverbal, ndërsa që ekzistojnë disa shenja klasike, të cilat i zbulojnë gënjeshtarët. Një ndër më të zakonshmit – nuk ju shikon në sy. Shembulli i dytë klasik – prek hundën. Shenjat tjera mund të jetë gjestikulacione apo një qetësi jo të zakonta (provon t’i kontrollojë lëvizjet gjatë nervozizmit). Nuk mund ta vendosni në detektorin e gënjeshtrave, por mund t’ia kontrolloni pulsin në qafë në mënyrë subtile, i cili do të jetë shumë i përshpejtuar:

Ju lëndon dhe e fillon grindjen pa ndonjë arsye

Sipas fjalëve të ekspertëve, këtë e bën sepse nuk dëshiron ta zgjidhë problemin. Ju po kërkoni arsyen e sjelljeve aspak të zakonshme, por nëse përnjëherë bëhet i dhunshëm, me siguri dëshiron ta fshehë fajin.

Shndërrohet në “engjëll”

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se sjelljet mund ta kenë edhe anë e kundërt – janë shumë të kujdesshëm, bëjnë gjithçka që kërkoni prej tyre (madje edhe pa i pyetur fare). Jua përsëritim, shikojini ndryshimet e befasishme në sjellje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button