VIP
Familjarë dhe miq mblidhen në varrimin e Hustonit
Makina që transportonte kufomën e këngëtares tashmë të ndjerë, Whitney Houston, ka arritur në kishën e New Jerseyt, ku edhe po zhvillohet ceremonia e varrimit të saj.
Rreth 1,500 persona mësohet të jenë ftuar në shërbimin e së shtunës në kishën baptiste “Shpresa e Re”, ku Huston ka kënduar si fëmijë.
Ylli i muzikës ka ndërruar jetë më 11 shkurt në një hotel të Beverli Hillsit, një ditë para ndarjes së çmimeve Grammy. Shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur, ndërsa rezultatet e autopsisë mund të mos bëhen publike deri në tetë javë.
Huston ka arritur kulmin e famës me hitet: “I’m every woman” dhe “I will always love you”.
Ajo ka luftuar një kohë të gjatë me varësinë nga droga.