Emri i Charles Manson mbahet mend mirë nga amerikanët, pasi në vitet e shtatëdhjeta ai u shndërrua në një prej kriminelëve më të njohur të SHBA-ve, pas disa vrasjeve të motivuara nga bindjet e tij neonaziste.
Manson vrau tetë persona, përfshi gruan shtatzënë të regjisorit Roman Polanski, përpara se të dënohej dhe të izolohej në një qeli të një burgu kalifornian, ku do të qëndrojë deri në fund të jetës.
Megjithatë, emri i vrasësit serik nuk është harruar nga një mbështetëse të të njëjtit kult, një artiste 25-vjeçare që identifikon veten vetëm me emrin Star.
Në një intervistë për revistën Rolling Stone, ajo ka treguar se ra në dashuri me idhullin e saj që në momentin e parë, që mësoi për atë që kishte bërë në jetë dhe për mënyrën se si kishte jetuar jetën e tij, transmeton Shekulli.
Në moshën 19-vjeçare ajo u transferua nga shtëpia e saj pranë një banese në afërsi të burgut, nga ku shfrytëzon çdo orar që Mansonit i lejohet të presë të afërm që të takohet me të.
Në intervistën e gjatë, Star, e cila thotë se jeton duke u marrë me art, mbrojti bindjen e saj dhe zgjedhjen për të qëndruar pranë Mansonit, ndërsa shpalli se të dy kanë vendosur që të martohen në muajt në vazhdim.
Ndonëse nuk do të jenë kurrë bashkë, Star thotë se do të mjaftohet me dasmën brenda ambienteve të burgut dhe se nuk do të ketë nder më të madh për të se sa të marrë mbiemrin Manson.
Mediat e huaja spekulojnë nëse vajza është me çrregullime mendore apo me një personalitet për të ardhur keq.