LajmeVIDEO

Fëmija – bretkosë tronditi Boten (Video)

Nuk janë të pakta rastet kur fëmijët lindin me anormali dhe çrregullime mjaft të dukshme.

Por një prej këtyre çrregullimeve të rralla ka bërë mjaft bujë në gjithë botën. Video e hedhur në YouTube vazhdon të shikohet edhe sot, edhe pse kanë kaluar vite nga ky rast.

 

[wp-like-locker]

Bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një foshnjeje me fytyrë mjaft të çuditshme, që ngjante si bretkosë. Vogëlushi ishte pa qafë, kokën e kishte të madhe, si bretkosë dhe sytë shumë të mëdhenj.

Kjo foshnje lindi në spitalin Gaurishnkar në Charikot, Nepal. Prindërit e tij ishin Nir Bahadur Karki dhe Suntali Karki.

Edhe pse jetoi vetëm gjysmë ore, ky vogëlush u bë i pavdekshëm, falë fotografive dhe internetit. Lajmi mori dhenë dhe shumë njerëz kuriozë u mblodhën jashtë maternitetit për ta parë. Vetëm ndërhyrja e policisë mund të shpërndante turmën.

Foshnja peshonte 2 kg dhe lindi normalisht, pas 9 muajve. Nëna e tij kishte lindur më parë dy vajza mëse normale dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje gjatë shtatzënisë.

Ky vogëlush vuante nga një çrregullim gjenetik i quajtur anencephaly (një defekt neuror, ku truri mbetet i paformuar). Ai nuk kishte asnjë shans për të jetuar dhe vdekja e tij ishte shumë e shpejtë, vetëm 30 minuta jetë.

Babai i tij nuk shprehu ndonjë dhimbje për vdekjen e të birit, por tha që ishte i lumtur që gruaja e tij ishte shëndosh e mirë.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button