BotaInteresanteLajme

Fëmijët e çiftit amerikan të lindur më 8.8.2008, 9.9.2009 dhe 10.10.2010

Çifti amerikan nga Rockfordi në Michingan para disa ditësh festoi lindjen e vajzës së tyre Cearrae, e cila lindi më 10.10.2010. Megjithatë, ata kanë edhe dy fëmijë të cilët po ashtu kanë lindur në data të pazakonta.

Lindjes së vajzës Cearrae i parapriu lindja e djalit më 9.9.2009, si dhe lindja e vajzës tjetër e cila lindi më 8.8.2008.

Fëmija i parë është lindur saktë me kohë, ndërsa i dyti disa ditë më herët, edhe pse ishte paraparë të lindte më 20 shtator. Fëmija i tretë po ashtu lindi më herët, pasi mjekët dëshironin të parandalonin komplikimet e mundshme shëndetësore tek beba e porsalindur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja vlen te lexoni
Close
Back to top button